Adriatik Kelmendi vjen me një analizë pas dështimit të koalicionit LDK-VV

111
SHARE

Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas dështimit të koalicionit LDK-VV.Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se pasi nuk u formua koalicioni PAN 2, atëherë është jorelevant fakti a u bë apo jo bashkë VV-LDK, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, partia që del e para duhet ta marrë kryeministrin, e dyta kryetarin e Kuvendit.

Shënimi i plotë:Ta qartësojmë tash një gjë: Pasi që PAN nuk u bënë sot bashkë, fare bëhet jorelevant fakti se a u bënë bashkë në një listë LDK dhe LVV.Nëse kthehemi në gjenezë, e kuptojmë se një koalicion LVV-LDK imponohej vetëm si kundërpërgjigje një koalicioni të ri PAN.
Sponzor

Tash, kur nuk ka PAN 2, kurse edhe LDK edhe LVV thellësisht janë të bindura se do të dalin dy partitë e para më 6 tetor, atëherë gjithçka mund ta kalojnë në qetësi.

Ajo që del e para e merr kryeministrin, ajo qe del e dyta kryeparlamentarin.
Fer, sinqertë dhe korrekt.
Kështu që – chill!

E nëse nuk besojnë se do të dalin të parat, atëherë…