A do largohet Messi nga PSG? Ky është vendimi i tij!

38
SHARE

Lionel Messi do të vazhdojë te Paris Saint Germain.

Pas eliminimit nga Champions League dhe vërshëllimave të pranuara në vikend në ndeshjen e Ligue 1, thuhej se Lionel Messi po sheh për një opsion që e largon atë nga PSG.

Lojtari më i mirë në botë lidhej me një rikthim të mundshëm te Barcelona, por mediat franceze kanë hedhur poshtë një opsion të tillë.

‘RMC Sport’ bën të ditur se përkundër pakënaqësisë së tifozëve, Messi do të vazhdojë qëndrimin e tij te PSG.

Argjentinasi u transferua te PSG me synimin për të korrur suksese edhe në garat evropiane, dhe me gjasë këtë synim do ta ketë deri në fundin e kontratës.

Leo po ashtu nuk ka kontaktuar fare me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, që nga koha kur u largua nga ‘Camp Nou’.