10 futbollistët me klauzolën më të lartë, të prishjes së kontratës

92
SHARE

Më e kushtueshme për t’u prishur, është kontrata e Cristiano Ronaldos dhe e sulmuesit tjetër të Realit, Karim Benzemas.

Gerard Pique rinovoi kontratën e tij me Barcelonën, duke e çuar vlefshmërinë e saj deri në vitin 2022 dhe gjithashtu shtoi edhe klauzolën e prishjes, që është plot 500 milionë euro.

Ndonëse bëhet fjalë për një shumë stratosferike, më shumë se dyfishi i shifrës për të cilën u shit Neymar, sërish Pique nuk është future as në listën e 5 futbollistëve me klauzolë më të lartë.

Më e kushtueshme për t’u prishur, është kontrata e Cristiano Ronaldos dhe e sulmuesit tjetër të Realit, Karim Benzemasë. Që të 2 ata mund të largohen vetëm kundrejt 1 miliard eurove, çka e bën thuajse të pamundur që të lëvizin nga Madridi, nëse Perez nuk ulet në tryezën e bisedimeve, transmeton “Tch”.

Në Top 5 bëjnë pjesë edhe 2 yjet e rinj të Realit, Isco dhe Asensio, që ashtu si Lionel Messi, kanë një klauzolë prej 700 milionë euroshj, për prishjen e kontratës.

Më poshtë është lista me 10 futbollistët me klauzolën më të lartë: