​Simeone: Neymari dhe Griezmanni më të mirë se Mbappe

50
SHARE

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka bërë të ditur se ai mendon që Neymar dhe Antoine Griezmann janë më të mirë se Kylian Mbappe, për këtë arsye do të preferonte t’i kishte dy të parët në skuadrën e tij.

Neymari dhe Mbappe janë dy lojtarët më të shtrenjtë në histori të futbollit. Neymari u transferua vitin e kaluar në Paris Saint-Germain nga Barcelona për 220 milionë euro, ndërsa Mbappe u transferua nga Monaco në PSG për 135 milionë euro, përcjell Gazeta Express.

Mbappe konsiderohet si një yjet më premtues në futboll, pas suksesit që tregoi me Kombëtaren e Francës në turneun e Kupës së Botës në Rusi. Por, përkundër kësaj, kur u pyet se cilin nga dy lojtarët e PSG-së do të preferonte t’i kishte në skuadrën e tij, Simeone tha se do e preferonte Neymarin.

“Do e preferoja Neymarin. Në Barcelonën e Luis Enriques, kur ai duhet të punonte, ai e bënte një gjë të tillë. Mbappe është më shumë individualist dhe nuk e ka një rol definitive, ndërsa Neymari e ka një pozitë të fiksuar”, ka thënë Simeone.

Simeone gjithashtu e ka krahasuar Mbappen me lojtarin e tij në Atletico Madrid, Antoine Griezmann, i cili këtë verë e refuzoi ofertën e Barcelonës për t’iu bashkuar atyre dhe vendosi të qëndrojë në Wanda Metropolitano.

“Griezmann luan një stil më ndryshe. Unë lexoj se njerëzit thonë që Mbappe është më i fuqishëm dhe më i shpejtë se Griezmanni, por Griezmann është drejtuesi”, është shprehur Simeone.

Ylli i Atletico Madridit e zuri vendin e tretë në listën për fituesin e çmimit për lojtarin më të mirë në turneun e Kupës së Botës këtë verë, duke mbetur prapa Luka Modricit dhe Eden Hazardit. Ndërsa, Mbappe, në këtë garë, e mori çmimin për lojtarin e ri më të mirë. /Gazeta Express