​Milinkovic-Savici refuzoi ofertën marramendëse nga PSG-ja

49
SHARE

Agjenti i mesfushorit të Lazious, Sergej Milinkovic-Savic, ka bërë të ditur se klienti i tij, gjatë këtij afati kalimtar, e kishte refuzuar ofertën për pagë prej 8 milionë eurosh në vit, nga Paris Saint-Germain, por ka bërë të ditur ai dëshiron t’ia fitojë Lazios titullin e Ligës së Kampionëve.

Mesfushori serb, Milinkovic-Savic, ishte spekuluar se dëshironte të largohej nga Lazio këtë afat kalimtar, për t’iu bashkuar skuadrës së Manchester United, Juventusit, Paris Saint-Germainit apo Real Madridit, pasi që të gjitha këto skuadra ishin të interesuara, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përfundimisht ai vendosë të qëndrojë në skuadrën e Romës, dhe mund edhe të nënshkruajë kontratë të re me klauzolë të largimit prej 150 milionë eurosh.

“Shumë njerëz po e kërkonin Sergejin këtë verë, dhe disa oferta interesante i erdhën Lazios.

Në fund, ne e pranuam vendimin e klubit pa asnjë problem.

Presidenti Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare na shpjeguan se ata dëshironin ta fitonin Ligën e Kampionëve dhe Sergeji është lojtari i tyre kyç për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë Metaja Kezman, agjenti i Milinkovic-Savicit