​Mediat e mëdha botërore raportojnë për fitoren e Kosovës

66
SHARE

Disa nga mediat më të mëdha botërore, si Reuters, kanë raportuar për ndeshjen e mbrëmshme të Kosovës kundër Ishujve Faroe, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 2-0.

Ky rezultat shënoi fitoren e parë të Kosovës në një ndeshje me karakter garues në historinë e saj.

Ndeshja ishte e vlefshme për rundin e dytë të ndeshjeve të grupit të tretë, ligës D, në kuadër të turneut të Ligës së Kombeve.

Ndeshja ishte edhe më e veçantë për shkak ishte ndeshja e parë që Kosova do ta luante në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili u licencua nga UEFA muajin e kaluar, raporton Gazeta Express.

Reuters shkruan se Kosova e ka mposhtur skuadrën e Ishujve Faroe për të siguruar kështu fitoren e tyre të parë.

“Kosova e mposhtin skuadrën e Ishujve Faroe për ta siguruar fitoren e parë me karakter garues”, thuhet në titullin e kësaj medie.

Edhe gazeta gjermane, Spiegel, ka raportuar për ndeshjen e Kosovës, duke u fokusuar në reagimin e lojtarëve nga golave të shënuar.

“Futbollistët e Kosovës e festojnë fitoren e parë me karakter garues në histori të tyre”, shkruan Spiegel në versionin online.

Gjithashtu, gazetari i famshëm italian i sportit, Gianluca di Marzio, ka shkruar një artikull për fitoren e Kosovës. Në foto të lajmit, ai e ka vendosur koreografinë e tifozëve dardanë, ku shihet fotoja e ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe futbollistit legjendar, Fadil Vokrrit.

“Kosova e feston fitoren e parë në histori të tyre”, shkruan Di Marzio. /Gazeta Express