​Kjo skuadër po këmbëngul për Mascheranon

54
SHARE

Klubi kinez Hebei Fortune është i gatshëm të ofrojë një pagë të lartë për mbrojtësin e Barcelonës.

Javier Mascherano ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Barcelona.

El Mundo Deportivo ka zbuluar se Habei Fortune, që drejtohet nga trajneri kilian, Manuel Pellegrini, i ofron 6 milionë euro në sezon, pagë kjo më e lartë se shuma që 32-vjeçari përfiton aktualisht te Barça dhe për Mascheranon do të ishte një mundësi e mirë për të luajtur më shumë.

Futbollisti argjentinas para pak ditësh ka kërkuar largimin me pajtim nga klubi, pasi dëshiron të luajë më shumë, për të pasur mundësinë e grumbullimit nga trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, në Kupën e Botës. Nga ana tjetër te Barça duan që ai të qëndrojë pasi kanë numër të kufizuar të lojtarëve në fazën mbrojtëse.