​Karikatura e ditës: Ronaldo i zhveshur, më i bukur se Messi

70
SHARE

Protagonistët e Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë janë ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, dhe ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi.

Ata janë bërë protagonistë pasi që është bërë e ditur se Ronaldo, gjatë kohës sa ishte në Manchester United, lavdërohej se është më i bukur se Messi.

Në librin e tij të ri të titulluar “Si të bëhesh futbollist”, lojtari i Stoke Cityt, Peter Crouch, shkruan se legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, i ka treguar atij se Cristiano Ronaldo qëndronte i zhveshur para pasqyrës dhe lavdërohej për bukurinë e tij, përcjell Gazeta Express.

Për më tepër, Crouch tregon se kur bashkëlojtarët e Ronaldos në Manchester United e ngacmonin atë duke i thënë se Lionel Messi është lojtar më i mirë se ai, por portugezi i përgjigjej me buzëqeshje dhe i thoshte se ai është më i bukur.

“Rio Ferdiandi na ka treguar histori se si Cristiano Ronaldo qëndronte i zhveshur para pasqyrës, duke i ledhatuar flokët me duart e tij, dhe i thoshte vetes: ‘Ua, jam shumë i bukur!’”, shkruan Crouch në librin e tij.

“Lojtarët e tjerë të Unitedit tentonin ta nevrikosnin duke i thënë: ‘Sidoqoftë, Messi është lojtar më i mirë se ti’. Por, ai vetëm i ngrite super dhe buzëqeshte: ‘Ah, po. Por, Messi nuk duhet kështu…”.

Ronaldo ishte pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit për 6 vite, ndërsa në vitin 2009 ai u transferua në Real Madrid, për një shumë që në atë kohë kishte thyer rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në botë. Që nga atëherë, Ronaldo dhe Messi konsiderohen si dy lojtarët më të mirë të gjitha kohërave. Që të dy kanë fituar nga pesë çmime të “Topit të Artë”.

“Peter Crouch ka bërë të ditur se Rio Ferdiandi i kishte treguar që Cristiano Ronaldo qëndronte i zhveshur para pasqyrës dhe lavdërohej duke thënë se është më i bukur se Lionel Messi!”, shkruan Goal.com në mbishkrimin e karikaturës së ditës. /Gazeta Express