​Interi pas yllit të Barcelonës

127
SHARE

Klubi italian, Inter është i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Gerard Deulofeu, raportojnë mediat italiane.

‘Nerazurët’ që janë duke kaluar nëpër një super-sezon, synojnë ta forcojnë edhe më shumë skuadrën në afatin e janarit.

Trajneri i internistëve, Luciano Spalletti raportohet së është duke e monitoruar mesfushorin e ‘Blaugranave’, Deulofeu, i cili mund të ndahet me gjigantin spanjoll gjatë këtij dimri.

Klubi italian synon ta marr spanjollin fillimisht në formë huazimi, më mundësi që në fund të këtij sezoni, ta blejë kartonin e plot te Deulofeu.