​​Milinkovic-Savici e refuzon PSG-në

60
SHARE

Agjenti i Sergej Milinkovic-Savicit, Mateja Kezman, i ka mohuar spekulimet se klienti mund ta largohet nga Lazio për t’iu bashkuar skuadrës franceze, Paris Saint-Germain.

Më herët ishte raportuar se do të mbahej një takim mes agjentit të mesfushorit të Lazios dhe drejtorit sportiv të PSG-së, Antero Henrique, disa ditë para se të mbyllej afati kalimtar për klubet franceze, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, agjenti Mateja Kezman i ka mohuar këto spekulime, duke insistuar se klienti i tij do të vazhdojë të luajë për klubin nga Roma, Lazion.

“Milinkovici do të qëndrojë në Romë dhe do të vazhdojë të luajë për Lazion. Shumë spekulime të pavërteta ishin shpërndarë gjatë këtij afati kalimtar”, ka thënë agjenti i Milinkovic-Savicit, Mateja Kezman.

Në vend të kësaj, raportohet se Lazio do t’ia ofrojë një kontratë të re mesfushorit serb, e cila do ta mbante atë te klubi i tij deri në vitin 2003. Me këtë rinovim të kontratën, do të rritej edhe paga e Milinkovic-Savicit, e cila raportohet se do të jetë rreth 3 milionë euro në vit, ndërsa tani është 1.8 milionë euro.

Gjatë këtij afati kalimtar, të interesuar për 23-vjeçarin ishin klube të mëdha evropiane, si Juventusi, Real Madridi, Manchester Unitedi, Milani dhe Paris Saint-Germaini.

Lazio e kishin transferuar mesfushorin në vitin 2015 për 18 milionë euro, por çmimi i tij është rritur për shkak të 24 golave dhe 20 asisteve në 123 ndeshje për klubin italian. /Gazeta Express