ZYRTARE: Valverde rinovon kontratën me Barcelonën

11
SHARE

Barcelona dhe trajneri Ernesto Valverde, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2020.

Kontrata e spanjollit me kampionët e La Ligës përfundonte në fund të këtij sezoni, dhe kishte shumë zëra se një largim mund të ndodhë.

Por, Barcelona tashmë ka zyrtarizuar marrëveshjen me Valverden, duke ia besuar drejtimin e skuadrës edhe për një sezon tjetër.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratës së re do të mbahet të premten (15 shkurt) nga ora 10:15 në ‘Camp Nou’.