ZYRTARE: Premier League ndryshon afatin e merkatos verore

14
SHARE

Klubet e Premier Leagues kanë votuar në favor të rikthimit të afatit të vjetër tw merkatos verore, duke filluar nga sezoni i ri 2020/21, ngjashëm si në ligat e tjera evropiane.

Kjo nënkupton se afati i merkatos verore do të mbyllet më 1 shtator në orën 17:00 për klubet e Premier Leagues.

Po ashtu, Premier League ka konfirmuar se sezoni i ri 2020/21 do të nisë më 8 gusht.

Nga viti 2017 deri më tani, merkato verore në Premier League mbyllej një ditë para se të niste sezoni i ri.

Kjo ishte kundërshtuar nga trajnerët e klubeve të ligës elitare angleze, të cilët ankoheshin se klubet evropiane kishin përparësi karshi atyre angleze duke qenë se kishin më shumë kohë për të blerë lojtarë.