ZYRTARE: Dajaku transferohet tek ….

50
SHARE

Sulmuesi i Bayern Munchen, Leon Dajaku, do të vazhdojë karrierën e tij tek Uniton Berlin.

Leon Dajaku është transferuar tek Union Berlin si formë huazimi nga Bayern Munchen.

Huazimi ësthë i thjeshtë, patë drejtë blerje. Ai është shprehur i kënaqur me transferimin e tij në skuadrën e Union Berlin.

“Jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Union më ofron mundësinë për të fituar eksperiencë në Bundesliga dhe për t’u ballafaquar në nivelin më të lartë”, tha ai.

“Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe unë jam tani i lumtur që jam pjesë e saj”, tha Dajaku.

Edhe Drejtori sportiv i Union Berlin, Olver Runhert pati fjalë të mira për Dajakun.

“Leoni është i shpejtë, teknik dhe mund të përdoret në pozicione të ndryshme sulmuese. Kjo është arsyeja pse ne jemi të sigurt se ai mund të marrë hapat e ardhshëm të zhvillimit me ne dhe në Bundesliga”, përfundoi Runhert