Zidane: Nuk kam pse ta bind këtë lojtar për të qëndruar

24
SHARE

Zinedine Zidane ka thënë se nuk ka pse ta bind Gareth Bale për qëndruar te Real Madrid.

Ylli uellsian është rikthyer në stërvitje te Real Madrid, por pa të ardhme të vendosur.

Lojtari verën e fundit ishte pranë largimit nga ‘Santiago Bernabeu’, duke mos qenë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Bale vendosi të qëndronte, duke fituar edhe vendin e titullarit.

“Ai është këtu. Nuk kam pse të bëj asgjë, nuk kam pse ta bind atë të qëndrojë”, është përgjigjur Zidane në pyetjen për takimin e Bale me agjentin e tij në Londër, përcjell lajmi.net.

“Ai është rikthyer nga udhëtimi dhe tani po stërvitet. Ai është më mirë, por nuk është në dispozicion për lojë”./Lajmi.net/