Xhamia që u bë “mollë sherri” në Mitrovicë, ky është vendimi i Agim Bahtirit

83
SHARE

Ndërtimi i xhamisë në Mitrovicë është bërë “mollë sherri” javëve të fundit. Banorët kanë dalur kundër ndërtimin të kësaj xhamie duke thënë se kanë më shumë nevojë për institucione arsimore.

Por, pavarësisht p akënaqësive, kryetari i komunës, Agim Bahtiri ka marrë vendim që xhamia të ndërtohet.

“Pas takimit me qytetarë dhe kryetarin e BIK-ut në Mitrovicë, kam marrë vendim që nesër në ora 11:00 të vihet gurthelemi i ndërtimit të xhamisë në Shupkovc. Ky është një vendim i pakthyeshëm sepse perveç BIK-ut, për ndërtimin e kësaj shtëpie të Zotit kanë bërë kërkesë edhe qytetarët.

Me gjithë respektin për të gjithë ata që kundërshtojnë, por nuk mundem në asnjë mënyrë ta anuloj vendimin për ndërtimin e xhamisë.

Ashtu siç e kam përkrahur gjithëherë, edhe kësaj radhe e përkrahu dhe vlerësoj kërkesën e BIK-ut për ndërtimin e xhamisë në Shupkovc.

Nuk do të lejoj që askush të pengoj ndërtimin e kësaj xhamie, sepse ajo është një objekt i shenjë” shkruan Bahtiri në njoftim.