Veprimtari Shyqeri Azemi me ak uza të rënda: Këta horra të LPK-së i vr anë zyrtarët e LDK-së

127
SHARE

Përmes një shkrimi të bërë ditë më parë për miqtë e tij virtual në Facebook, botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, pyeti se a kanë vr,a më shumë shqiptarë apo serbë Thaçi, Haradinaj dhe Veseli?

Lidhur më këtë, ka folur edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Shyqeri Azemi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai me këtë rast ka bërë një koment, duke thënë se udhëheqësit e LPK-së i kanë vr arë të gjithë veprimtarët e LDK-së.

“Përderisa këta formulofshin lista për vrasje të figurave më të ndritshme të LDK-së Rugoviane, si Dr.Ibrahim Rugovës, Profesor Fehmi Aganit dhe shumë të tjerëve … atëherë dihet se këta i kanë vra të gjithë veprimtarët e LDK-së Rugoviane”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shpjeguar se tërë luftën këta persona e kanë bërë kundër veprimtarëve e luftëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Këta horra tërë luftën e kanë bërë kundër veprimtarëve, luftëtarëve të LDK-së Rugoviane dhe siç dihet këta horra të LPK-së asnjëherë nuk kanë luftuar kundër ushtrisë millosheviqiane”, ka shkruar veprimtari Shyqri Azemi.

dërkaq, kujtojmë se Mazrekaj pyeti miqtë e tij se, Gjarpri, Smajli dhe Luli, a kanë vra më shumë serbë apo shqiptarë, pasi vrasësit e mbi 100 atdhetarëve e veprimtarëve të shquar të Kosovës, nuk kanë pikë nga qielli.

Ai tha se dikush i urdhërori këto vrasje, dhe po të mos vriteshin këto personalitete, Gjarpri, Smajli e Luli nuk do të bëheshin milionerë dhe as nuk do të ishin sot në krye të shtetit të Kosovës.