“Uroja Albin Kurtit fitoren” – Kështu reagon Haradinaj

84
SHARE

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj sot teksa i është përgjigjur pyetjeve online të qytetarëve, ka lexuar edhe një koment rreth kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

Një qytetar i ka sygjeruar Haradinajt që t’ia ueojë fitoren Albin Kurtit.

“Uroja Albin Kurtit fitoren”, ishte komenti i qytetarit.

Haradinaj i tha atij të bëhet gati ta urojë atë.

‘’Nëse qytetari ia jep votat, tashmë veç e ka uru. Por unë ju them bëhuni gati me ma uru mua, sepse e kam dëshmu me punë se sa jam në gjendje me vendos edhe me forcu vendim. Bëhuni gati me përkrah koncepktin 100 për qind Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj sot po merr pjesë në një diskutim të organizuar nga KDI. /Gazeta Sinjali/