Tottenham nuk bleu sulmues, Mourinho ‘sajon’ brenda ekipit zëvendësuesin e Harry Kane

27
SHARE

Tottenham nuk arriti dot të siguronte një sulmues, që do t’i ofronte garanci në sulm për shkak të mungesës së Harry Kane, i cili është i dëmtuar.

Sidoqoftë, në një farë mënyre, Jose Mourinho ka arritur të gjejë një zgjidhje provizore: Lucas Mouran, i cili edhe në ndeshjen e fundit kundër Southamptonit i siguroi skuadrës golin e kualifikimit në Fa Cup.

Dëshira e Mourinhos ishte të përforconte sulmin me një emër me peshë, pas dëmtimit të Kane, por një gjë e tillë nuk iu sigurua teknikut portugez nga ana e drejtuesve të skuadrës.

Gjithsesi, transferimet nuk munguan, pasi në radhët e londinezëve erdhën emra si Gedson Ferndades dhe Steven Bergwijn.

Dëshirat e Jose Mourinhos ishin Piatek ose William Jose, por në fund asnjëri prej tyre nuk u transferua.

Sidoqoftë, zgjidhje erdhi pikërisht nga lojtari që portugezi ka në dispozicion, Lucas Moura.

Braziliani së bashku me Son bënë të mundur që Tottenham kundër Southamptonit të siguronte kualifikimin për në raundin tjetër të Fa Cup.