Tottenham i ofron €7.5m në vit, por destinacioni i preferuar i Rabiot është…

307
SHARE

Tottenham është duke i ofruar Adrien Rabiot një pagë 7.5 milionë euro në vit, por lojtari preferon t’i bashkohet Liverpool. Paris United raporton se ‘Spurs’ janë të gatshëm ta bëjnë Rabiotin futbollistin më të paguar në klub.

Serge Aurier dhe Lucas Moura raportohet se janë vazhdimisht duke tentuar ta bindin mesfushorin francez për t’iu bashkuar klubit teksa PSG është e hapur për shitjen e tij dhe ka marrëdhënie shumë të mira me kryetarin e Tottenham, Daniel Levy, transmeton Transferimet.net.

Derisa Rabiot e pëlqen idenë e transferimit në Londër, destinacioni i tij i preferuar mbetet Liverpool. Por ‘Të Kuqtë’ për momentin nuk kanë interesim në transferimin e 23 vjeçarit këtë muaj dhe Jurgen Klopp ka insistuar se nuk do të ketë përforcime në janar.