Thaçi kërkon të luftohet korrupsioni

11
SHARE

Presidenti Thaçi ka kërkuar që të luftohet ashpër korrupsioni në vend dhe të garantohen të drejtat e të gjithë banorëve.

Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar raportin e nxjerrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

“Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Derisa ditë më parë Ambasada amerikane fajësonte pikërisht ndikimin e politikës në rastin e rrëmbimit të gjashtë gylenistëve , Thaçi kërkon që të garantohet në plotëni të drejtat e të gjitha komuniteteve.

“Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre”, thuhet ndër të tjera në postimin e Presidentit.