Southgate fton dyshen e Leicester për ndeshjen miqësore me Zvicrën

40
SHARE

Gareth Southgate ka ftuar dyshen e Leicester City, Ben Chillwell dhe Demarai Gray në skuadrën e Anglisë për miqësoren e të martës mbrëma përballë Zvicrës në ‘King Power Stadium’.

Me Luke Shaw që nuk është i gatshëm për ndeshjen kundër Zvicrës pas një dëmtimi në kokë në disfatën ndaj Spanjës dhe Marcus Rashford që pësoi një lëndim në këmbë, Southgate ka parë nevojën për përforcime, transmeton Transferimet.net.

Chilwell dhe Gray ishin paraparë të udhëtojnë në Letoni për grupmoshat u21 të përfaqësueses angleze, por tani janë ftuar në skuadrën e ekipit të parë nga trajneri Southgate.