Sonte përleshen gladiatorët, Krasniqi kundër Kashtanov

46
SHARE

Boksieri i njohur shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi, të shtunën do të ketë një ndeshje shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.

Ai do të ballafaqohet me Stanislav Kashtanov. Ndeshja zhvillohet në “WEE Arena” në Bad Tolz afër Munihut dhe është i vlefshëm për titullin kryesor të EBU-së në kategorinë super të mesme, përcjell albinfo.ch.

Krasniqi është shprehur se dëshiron të hyjë në histori, pasi në të kaluarën nuk ka pasur kampione bote dhe të Evropës si shqiptarë.

Ai shpreson që edhe në këtë ndeshje shumë të rëndësishme do të ketë përkrahjen e shqiptarëve, ashtu siç e ka pasur deri më tani.