Shkoni n’dreq Flora Brovina, ti me gjithë partinë tënde..

51
SHARE

Pikërisht në momentin e vonshëm, kur u tentua të ndërmerrej diçka në denoncimin e kr imeve serbe, ne i dhamë një autogol të pastër vetës.

E enjtja e 16 majit do të mbahet mend si një nga ditët, kur Kosova dështoi të raportonte të vërtetën e krimeve që i ka shkaktuar Serbia.

Një fotografi që i tronditi të gjithë u publikua nga deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.

20 vjet pas luftës, opinioni i gjerë u përball me një akt dhune seksuale ndaj një gruaje shqiptare, të ushtruar nga forcat serbe.

Në momentin kur po diskutohej nëse fotografia duhej publikuar ashtu siç ishte pra një akt dhunimi, në opinion plasi tjetra “bombë”. Fotografia që e publikoi Brovina nuk ishte tjetër përveçse një sekuencë filmi pornografik e marrë në një sajt me përmbajtje për të rritur.

Këtë turp na e seroi në pjatë deputetja e PDK-së, Flora Brovina, e cila me bindje të plotë thoshte se e njeh gruan në fotografi dhe madje e di moshën e saj.

A ka më turp se kaq, Flora? Kujt po i shërben ti e nderuar? Si munde t`ua bësh një gjë të tillë viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë? Kush ta dha guximin të bësh vetëvrasje politike?

Pse e shfrytëzove rastin vetëm pak javë pasi Vasfije Krasniqi dëshmoi para Kongresit Amerikan për tmerrin e përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Një postë e porositur nga armiqtë për ta dëmtuar vendin apo një viktimë politike me të cilën mund të manipulohet lehtë, cila je ti Flora Brovina?

Çfarë do t`i thuash nesër popullit tënd, kur Serbia ta përdorë këtë “budallallëk” tëndin në Këshillin e Sigurimit. Në vend të dokumentimit me fakte, dhuna seksuale në Kosovë e ushtruar nga Serbia, të ngelet vetëm në suaza të thashethemeve.

Tani çfarë pret e nderuar, përse nuk jep dorëheqje. Apo mbase po e pret urdhrin e shefit tënd, pasi nuk ke guxim të bësh akte të moralshme, nëse mund të konsiderohet e moralshme dorëheqja pas gjithë këtij turpi që i shkaktove vendit.

Kërkim-falja nuk mjafton, e dorëheqja jo se jo.. Burgu është pak për ty që e përjetove burgun gjatë luftës. Si munde t`ua bësh këtë grave të cilat edhe sot ballafaqohen me dhimbjet e së kaluarës, me dhunën e tmerrshme seksuale që e përjetuan në luftë. Ti i dhunove për së dyti. I frikësove për të mos folur dhe i bëre të mendojnë se dëshmitë e përjetimeve të tyre të tmerrshme mund të keqpërdorën.

Ti nuk u bëre zëri i tyre, ti tentove ta heshtësh zërin e tyre..

Ti e hodhe poshtë guximin e Vasfije Krasniqit dhe e shpërfille gatishmërinë e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për t`u marrë me adresimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Ti me partinë tënde i shkaktuat një dëm gati të pariparueshëm vendit.

Shkoni n`dreq t`mallkuar Flora Brovina, ti me gjithë partinë tënde…