Sejdiu: Ahmeti mori telefonatë nga Departamenti amerikan i Shtetit për zgjedhjet

43
SHARE

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka pranuar se kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka pranuar një telefonat nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Po, kryetari, Shpend Ahmeti, ka pasë telefonatë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, mbi zgjedhjet dhe jo për ndonjë diskutim tjetër”, ka thënë Sejdiu në Debat Plus, në RTV Dukagjini, duke mohuar se kanë pranuar telefonat nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ndërkohë, nga PSD kanë bërë të ditur ditë më parë se kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, kurse për partitë tjera janë të hapur për koalicione parazgjedhore.