“Salah do të qëndrojë shumë gjatë në Liverpool”

35
SHARE

Ylli i Reds ka nënshkruar kontratë të re në Anfield dhe pritet që të mbetet edhe më gjatë në të ardhmen në futbollin anglez

Mohamed Salah dëshiron që të qëndrojë në Liverpool “sa më gjatë që do të jetë e mundur”, thotë Mido, që do të thotë se ai nuk do të largohet për ndonjë ligë se paku katër vitet e ardhshme.

“Kam biseduar me njerëzit rreth tij, ai është shumë i lumtur dhe dëshiron të qëndrojë në Liverpool sa më gjatë që është e mundur. Ai e ka gjetur mirë veten në Liverpool dhe mendoj që ai do të qëndrojë s’paku tri deri në katër vjet në Liverpool”, ka thënë Mido në një intervistë për Sky Sports.

“Pse duhet të largohet? Real Madridi është një klub i madh por Liverpool nuk është klub i vogël. Atë e duan tifozët, kjo është ëndërr e çdo futbollisti”, ka thënë ai kur është pyetur se a mendon ai për Real Madridin.