Ribery largohet nga Bayern Munich

46
SHARE

Franck Ribery do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karrierë të shkëlqyer 12-vjeçare me kampionin gjerman, ka njoftuar sot klubi.

Ribery i ka fituar tetë tituj në Bundesligë plus Ligën e Kampionëve në sezonin 2013 me Bayernin, të cilit i ishte bashkuar në vitin 2007 nga Marseilles, transmeton Gazeta Express.

Bayerni pati njoftuar në dhjetor se po ashtu bashkëlojtari i Ribery, Arjen Robben, do të largohej nga Allianz Arena, në fund të këtij sezoni.

Ribery i ka regjistruar mbi 400 paraqitje për klubin bavarez.