Renditja: Hysaj është shqiptari “i artë”, por vlera e tij pëson rënie

40
SHARE

Është ende Elseid Hysaj shqiptari më i shtrenjtë në qarkullim, ndër gjithë futbollistët anembanë botës.

Faqja e specializuar e vlerësimit të lojtarëve në treg, transfermarkt.de, përditëson çdo 3-6 muaj vlerën e çdo futbollisti në treg, duke u bazuar te kritere të ndryshëm: mosha, ecuria, kampionati ku luan, minutazhi, rëndësia e lojtarit për ekipin e vet, etj. Natyrisht, vlerat nuk janë 100% korrekte, sepse shpesh çmimi i një futbollisti ndryshon në mënyrë drastike krahasuar me vlerësimin online, por gjithsesi çmimi i caktuar nga transfermarkt.de është një tregues i mirë mbi vlerën e lojtarëve dhe shumë klube janë mjaft të kujdesshëm, duke bërë një kërkim edhe në këtë drejtim.

Hysaj, pas vlerësimit të pak ditëve më parë, vlen 23 milionë euro, duke humbur 2 milionë euro në krahasim me vlerësimin e mëparshëm. Këtu ndikon natyrisht rendimenti me luhatje i mbrojtësit kuqezi, i cili te Napoli nuk është më një pikë kyçe, si në të shkuarën. Në rang global Hysaj është lojtari i 312-të më i shtrenjtë, ndërsa i 59-ti në Serinë A.