Ramos pas eliminimit e kërcënon Perezin

43
SHARE

Sergio Ramos dhe Florentino Perez janë përfshirë në një debat të ashpër pas eliminimit të turpshëm nga Champions League.

Sipas të përditshmes spanjolles “AS”, bën me dije se pas ndeshjes, Florentino Perez i ka pritur lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Ai ka shprehur në tone të larta zemërimin për paraqitjen ndaj holandezëve dhe e ka quajtur sjelljen e lojtarëve ne fushë si të turpshme.

Qendërmbrojtësi madje e ka marrë personale dhe i është kthyer keq presidentit, duke e kërcënuar me një largim.

Sipas atyre që raportohen, Serxhio Ramos, ka shkuar deri në atë pikë sa i ka thënë Perezit: “Më paguaj dhe unë largohem”. Kjo gjë ka shtangur jo vetëm presidentin, por dhe futbollistët e tjerë të ekipit.

“Të kam paralajmëruar që në verë se do të ndodhë kjo. Nuk është faji i futbollistëve, por dështimi në merkato” i ka thënë Ramos, Perezit.