Qytetari kërkon nga O’Connell një kafe, ambasadori britanik vjen me një përgjigje epike

63
SHARE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, u është përgjigjur dje për një orë pyetjeve të lexuesve në rrjetin Facebook.

Lexuesit me këtë rast i kanë bërë pyetje të shumta diplomatit britanik, ku shumë edhe prej tyre nuk kanë marrë përgjigje.

Përveç pyetjeve serioze, në drejtim të ambasadorit kishte edhe pyetje tjera që nuk kanë të bëjnë me politikën.

Një qytetar ka kërkuar një kafe nga O’Connell, derisa ky i fundit kishte një përgjigje interesante.

“Nëse e fiton Evertoni Ligën e Kampionëve”, ishte përgjigjja e O’Connellit. Kjo i bie që ky qytetar nuk do të mundë ndoshta kurrë ta “fitojë” një kafe nga ambasadori pasi Evertoni as nuk merr pjesë fare në këtë kompeticion.

Gjatë replikave, një lexues tha se ambasadori është nga Southamptoni që në Angli njihet si Gjakova në Kosovë. /Periskopi/