“Qëndroj prapa Ahmetit, nëse VV tërheq nga gara kandidatët e saj tërhiqem edhe unë”

17
SHARE

Molliqaj ka thënë se i qëndron prapa deklaratës së të parit të PSD-së, Shpend Ahmetit, se nëse Vetëvendosje tërheq nga gara kandidatët të cilët kanë përdorur forcën fizike në raste të ndryshme, edhe ai do ta heq nga gara Molliqajn.

“Ahmeti ka thënë që unë e tërheq prej gare Dardanin nëse e heqin nga gara Vetëvendosje, Rexhep Selimin, Haki Abazin e Liburn Alliun. Unë i jap mbështetje Ahmetit për këtë. Unë nuk kam zgjidhje tjetër, kryetari i partisë e ka dhënë një deklarim dhe unë do e respektoj”, ka thënë ai, duke shtuar se Vetëvendosje nuk i ka seriozisht deklaratat e tilla.