Publikohet sondazhi i fundit: Ja sa përqind i ka PSD e sa përqind Nisma

128
SHARE

Partia Social Demokrate e Kosovës e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të arrijë që ta kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme, raporton Gazeta Blic.

Kështu tha analisti politik, Astrit Gashi në rtv Dukagjini përballë dy deputetëve të PSD-së , Dardan Sejdiu e Dardan Molliqaj.

Gashi tha se deri më tani kjo parti në sondazhe PSD po del të ketë 3.5 për qind.

Sipas tij, PSD e vetme do të arrijë që ta kaloj pragun nëse aktivizohet më shumë gjatë fushatës parazgjedhore dhe punon më shumë në terren.

“Praktika ka treguar se në Kosovë, kur një parti del në sondazhe 3.5 për qind, atëherë e kalon pragun”, ka thënë ai.

Kurse, lidhur me partinë e Nisma-s së udhëhequr nga Fatmir Limaj, Gashi tha se kjo e fundit të të ketë rreth 7.5 % të votave të qytetarëve.

E deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në këtë përballje me analistët politik tha se partia të cilës i takon do t’i ketë 10 deri në 12 deputetë në kuvendin e Kosovës.

“Ne do t’i fitojmë hiq më pak se 10 deputetë”, ka thënë Molliqaj./Gazeta Blic