PSG merr lajmin e tmerrshëm para ndeshjes me Man Utd

125
SHARE

Neymar do të mungojë ndeshjen e parë të përballjes së Paris Saint-Germain me Manchester United në kuadër të 1/8-ës së finales në Champions League.

Braziliani u largua me lot në sy pas një lëndimi të pësuar në mesjavë në takimin përballë Strasbourg, ndeshje e vlefshme për Kupën e Francës, transmeton Transferimet.net.

Dëmtimi i tij është serioz dhe Neymar do të mbetet jashtë fushave për një kohë.

RMC Sport raporton se nuk ekziston asnjë mundësi që superylli i PSG të paraqitet në sfidën e parë në Old Trafford që zhvillohet më 12 shkurt.

E ç’është më e keqja, nëse Neymar do të detyrohet t’i nënshtrohet operacionit, ai mund të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit në Parc des Princes më 6 mars.