Premier League do të luhet pa tifoz, katër ndeshje në ditë luhen në Wembley

204
SHARE

Futbolli anglez vlen me idenë e re të rifillimit të kampionatit të Premierligës.

Për këtë, stadiumi i Wembleyt dhe qendra stërvitore do të shërbejnë për luajtjen e ndeshjeve.

Premierliga është ndalur prej muajit të kaluar, kur shpërtheu pandemia e koronavirusit Covid 19.

“Ndeshjet duhet të luhen në qershor ose korrik. Stadiumi do të jetë i zbrazur. Nëse katër ndeshje në ditë luhen në Wembley, kjo do të përfundojë me kohë”, ka thënë një burim i Premierligës për gazetën Times në Angli, raporton Gazeta Olle.

Renditjen e kryeson Liverpooli me 25 pikë më shumë se sa kampioni i tanishëm, Manchester City.