Policia gjermane nuk lejon dërgimin e ndihmave të mërgimtarëve për shqiptarët

26
SHARE

Ka tri ditë që të gjithë shqiptarët anembanë botës janë solidarizuar me banorët e prekur nga tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë.

Ndihma të shumta përveç qyteteve të ndryshme të Kosovës, u grumbulluan edhe në shtete të ndryshme.

Edhe diaspora u mobilizua jashtëzakonisht shumë, ku përveç mjeteve financiare, ata mblodhën edhe ndihma të shumta, pako ushqimore e veshmbathje, për t’i nisur drejt Shqipërisë.

Por, përmes një njoftimi, kompania e autobusëve “Barileva”, ka bërë të ditur se policia gjermane nuk po lejon dërgimin e ndihmave për në shtetin shqiptar.

“Ju njoftomë se tubimi për grumbullimin e ndihmave për Shqipëri, në Ëorringer Platz 15, Düsseldorf, nuk do të mbahet për shkak se policia nuk lejon, çdo njoftim tietër nuk është zyrtar nga ana jonë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndryshe, numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 41, derisa të lënduar kanë mbetur 650 persona.