Pogba drejt largimit nga Man United!

5
SHARE

Paul Pogba është një nga emrat më të përfolur në merkato.

Edhe pse zyrtarisht është e mbyllur, emri i 26 vjeçarit vijon të lakohet.

Francezi duket se është lodhur nga eksperienca te Manchester United dhe ka vendosur që të largohet në fund të këtij sezoni.

Konfirmimi vjen nga mediat britanike, sipas të cilave Paul Pogba u ka thënë shokëve të tij aktualë te Manchester United, se është mërzitur në “Old Trafford” dhe se do të kërkojë largimin me çdo kusht gjatë merkatos së verës së ardhshme.

Mesfushori ka kaluar shumë kohë në bokse te “Djajtë e kuq”, por fakti që skuadra prej kohësh nuk pretendon për objektiva madhorë, e ka bindur Pogba që të kërkojë largimin, ndërsa në verë pritet një duel i vërtetë mes Mino Raiolës dhe klubit nga Manchesteri.

Reali i Madridit është klubi që e ka shfaqur hapur interesin për kampionin e botës, me Zidane që nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për mesfushorin, për kartonin e të cilit Manchester United kërkon 150 milionë euro, ndërsa spanjollët nuk ofrojnë më shumë se 100.