Pesë kandidatët më të votuar të PDK-së në Gjakovë

3
SHARE

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe kandidati për deputet, Hajdar Beqa ka arritur të marr më së shumti vota, pas kreut të partisë Kadri Veselit.

Hajdar Beqa ka marrë 2 mijë 237 vota, pas tij renditen Butrint Batalli me 887 vota, Ramadan Hoti me 803 vota, Hisen Berisha me 745 vota dhe Gentiana Beqa me 552 vota.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së në Komunën e Gjakovës, PDK radhitet e katërta me 3 mijë 646 vota, kurse e para doli koalicioni AAK-PSD me 14053 vota.