Përfundon telenovela! Ky është klubi i ri i Savic

189
SHARE

Juventusi, Manchester Unitedi dhe Real Madridi janë duke monitoruar situatën e Sergej Milinkovic-Saviç, mesfushori i Lazios dhe Serbisë i cili është shfaqur si një nga lojtarët më të mirë në Serie A këtë sezon,përcjell Orainfo.

Juventusi është shumë i interesuar për mesfushorin e talentuar dhe për këtë arsye Beppe Marotta ka filluar bisedimet me Claudio Lotito.

Sipas njoftimeve në Itali, Juventusi ka ofruar 80 milionë euro për të nënshkruar lojtarin, por tarifa e ofruar nga Zonja e Vjetër nuk është ende e mjaftueshme për Lazion.

Sipas Tuttosport, megjithatë, Juventusi është në pozitë favorite për të nënshkruar lojtarin pasi Torino është destinacioni i preferuar i Milinkoviç-Savic.