Pedro paguan faturën 4 mijë euro, për të puthur bionden misterioze

287
SHARE

Pedro nuk po kalon një moment të mirë te Chelsea. Pas barazimit të fundit të londinezëve kundër Leicesterit, sulmuesi mori avionin dhe fluturoi në Barcelonë për të marrë pjesë në një festë që është kritikuar shumë nga tifozët e tij.

Sipas “The Sun”, ai festoi me një grup miqsh për 4 orë atë natë, duke paguar në fund një faturë prej 4 mijë eurosh.

Veç kësaj, ish-sulmuesi i Barçës, që është ndarë së fundmi nga gruaja, u pa teksa puthej dhe përqafohej me një bionde misterioze, së cilës i tregonte edhe muskujt e tij të barkut.