PDK: Do të jemi opozitë e fuqishme

7
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e Degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Përmes komunikatës për media, bëhet e ditur se të gjithë janë pajtuar se PDK do të jetë opozitë e fuqishme.

“Në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e Kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë opozitë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e partisë.

Kryetari Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuuan në fushatë zgjedhore

Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.

Është bërë e ditur se procesi i reformave të brendshme të Partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës.