Paralajmëron Bahtiri: Me 25 shtator do të mbahet tubim madhështor në Mitrovicë, që do mbahet në mend

33
SHARE

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka takuar strukturat e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë qytet.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Bahtiri, ka thënë se më 25 shtator, kur do të hapet fushata zgjedhore, në Mitrovicë do të ketë një tubim madhështorë që do të mbahet në mend.

Bahtiri ka shtuar se Mitrovica do ta nis uraganin e ndryshimit.

Sot, kishim një takim me strukturat drejtuese të Pikave të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku diskutuam për organizimin dhe mobilizimin që do ta bëjmë për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Me këtë rast i njoftova se tubimi i hapjes së fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë do të mbahet më 25 shtator, i cili do të jetë madhështor me mijëra pjesëmarrës dhe do të mbahet mend shumë gjatë.

Ky tubim do të jep një mesazh të fuqishëm se ka ardhur koha për ndryshim, për t’i thënë stop dukurive negative dhe për ta hapur një kapitull të ri për Republikën e Kosovës. Mitrovica do ta nis uraganin e fitores.

#erdhidita për qeverinë Kurti!

Fotografia e Agim Bahtiri

Fotografia e Agim Bahtiri

Fotografia e Agim Bahtiri