Pamja e shëmtuar tek shtatorja e Bill Clintonit – komuna “harron” ta pastrojë bulevardin

14
SHARE

Bulevardi Bill Clinton në të cilin pritet që nesër ta vizitojë vetë ish-presidenti për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-së në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës, ka një pamje të shëmtuar.

Në lagjen e Prishtinës Dardania, aty edhe ku gjendet shtatorja e ish-presidentit Clinton, si duket Komuna e Prishtinës ka harruar ta pastrojë këtë Bulevard, shkruan Gazeta Insajderi.

Derisa nesër në këtë hapësirë të qytetit do të zhvillohet një vizitë afër shtatores së tij, me ç’rast janë ftuar edhe qytetarët që t’i bashkohen kësaj vizite.

Nesër me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, pritet të përurohet busti e ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerkiës, Albright. /Insajderi.com