Osmani zbulon se çfarë bëri Mogherini fshehtas kundër Kosovës

76
SHARE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka shtyrë agjendën e ndryshimit të kufijve në fshehtësi.

Osmani në RTV Dukagjini, ka thënë se Samiti i Berlinit ishte përgatitje për periudhën post-Mogherini.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që në këtë samit është bërë unifikimi i Gjermanisë dhe Francës sa i përket temës së ndryshimit të kufijve të Kosovës, pasi deri dje dy vendet e BE-së nuk kanë pasur qëndrime të njëjta.

“Zyrtarisht për herë të parë Parisi na kishte njoftuar gjatë një konference në senatin francez se tema e kufijve do të jetë në tavolinë dhe ata nuk e përjashtojnë një ide të tillë nëse palët pajtohen”.

Osmani ka thënë se zyrtarët gjerman në Kosovë në një takim që kanë pasur me atë dhe Avdullah Hotin i kanë njoftuar se tema e kufijve është hapur por ata do ta kundërshtojnë këtë ide.

“Ata na kanë thënë se zonja Mogherini e ka shtyrë këtë agjendë pa pyetur shtetet anëtare të BE-së dhe në veçanti Gjermaninë…Gjithçka ka ndodhur në Bruksel në takime të shumta të fshehta. Por ka pasur tendenca që të mbahen edhe takime në Skoci, por Britania ka kundërshtuar”, tha ajo.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se takime tjera të fshehta janë aranzhuar me ndihmën e ministrive të jashtme të disa shteteve tjera.

“Kanë ndodhur takime të shumta të fshehta dhe Mogherini gjatë tërë kohës jo që ka qenë në dijeni por edhe ka shtyrë këtë ide”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.