Nuk do e besoni/ Ja skuadra më e ndjekur në Itali

74
SHARE

‘Observatori Italiani i Futbollit’ ka publikuar numrin e tifozëve të pranishëm në 19 raundet e para në Serie A.

Shikueshmëria u rritë mesatarisht në 3.2% (25.500), krahasuar me rezultatin përfundimtar të kampionatit të fundit (24.706).

Këto janë të dhënat më të mira të regjistruara në pesë vitet e fundit: + 14.8% krahasuar me 2016/17 (22.217), + 14.9% krahasuar me sezonin 2015/16 dhe + 15.5% krahasuar me 2014/15 (22.083).

Për të katërtin vit radhazi, Inter konfirmon rritjen në aspektin e spektatorëve gjatë ndeshjeve në shtëpi: 62,281 me një rritje prej 8.3%, krahasuar me rezultatin përfundimtar të kampionatit të fundit (57,529).

Në vendin e dytë, Milan me një pjesëmarrje mesatare prej 52.9777, duke e rritur shifrën nga sezoni i kaluar me 0.5%. Juventusi është i treti me një mesatare prej 40,020, një rritje prej 1.8%.

Në pesë të parat, është edhe Roma me Lazion. Për Giallorossët, ka një mesatare prej 38,556 spektatorë në Olimpico, me një rritje prej 2.9%.

Lazio, ndërkohë, shënoi një rritje prej 11.6% krahasuar me 2017/18 me 34.603 spektatorë. Skuadra të tjera të tilla si, Fiorentina, Genoa, Bolonja dhe Udinese shënuan rritje, ndërsa Sampdoria (-3.9%) dhe sidomos Napoli (-24.9%) bien për sa i përket numrit të spektatorëve.

Në aspektin e ndeshjeve si mysafir, Juventusi është skuadra që mbledh numrin më të madh të tifozëve. Bardhezinjtë kanë zënë një numër më të madh vendesh sesa që kishin në dispozicion në udhëtimet në Verona, Empoli, Firence, Frosinone, Milano (kundër AC Milan), Parma, Udinese dhe në derbin kundër Torino.

© SYRI.net