Molliqaj: Vetëvendosje ka pamundësi absolute të ndërtojë partneritet

7
SHARE

Dardan Molliqaj nga radhët e PSD-së ka thënë se Vetëvendosja nuk është e aftë që të ndërtojë partneritet.

Ai thotë se nuk beson se fakti që PDK-ja e ka listën e saj pa njerëz me aktakuza për korrupsion, s’do të thotë se do ta luftojnë korrupsionin.

“Nuk besoj në veprimet politike që janë për veprim votash. Me më thanë dikush se fakti që Kadri Veseli ka me e luftu korrupsionin vetëm që nuk i ka futë në listë njerëz me aktakuza e s’mendoj se është e sinqertë. Qytetarët i vlerëson veprimet e secilit me votë. Mendoj se PDK-ja do ta zgjerojë atë aktivitet”, ka thënë Molliqaj, që tutje shton se, “Bashkimi i jonë me AAK-në i bën të mundshëm me shty përpara çështjet”.

Molliqaj ka thënë se nuk ka vija të kuqe për Vetëvendosjen, por gjasat janë shumë të vogla që të ketë koalicion paszgjedhor.

“Ne nuk kemi pasur qëndrim në parti për këtë punë (për koalicion me Vetëvendosjen). Unë kam thënë se do të loboj shumë që të bëhet koalicion parazgjedhor me vetëvendosjen. E paszgjedhor varet prej rrethanave, por ne nuk kemi vija të kuqe, megjithatë mendoj se gjasat janë zero që një gjë e tillë të ndodhë”, ka thënë Molliqaj.

Në Rubikon ai ka thënë se Vetëvendosja e ka të pamundur që të ndërtojë partneritet.

“Vetëvendosje ka pamundësi absolute të ndërtojë partneritet. Nuk kanë aftësi të ndërtojë partneritet, ata e ndajnë përgjysmë partinë për shkak se s’mund ta bëjnë këtë”, ka deklaruar Molliqaj.