Molliqaj thotë se nuk kanë kandidat rezervë për kryeministër nëse Haradinaj ftohet sërish nga Specialja

11
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka mohuar të kenë kandidat rezervë për postin e kryeministrit nëse Haradinaj ftohet sërish nga Specialja.

Molliqaj duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Besnik Krasniqi, ka shtuar se Haradinaj i ka kryer dy procese gjyqësore dhe nuk ka nevojë për brengosje.
Image

Ai tutje ka thënë se Haradinaj paraqet personin kryesor që e ka quar në opozitë PDK-në, derisa shton se ndër sfidat kryesore është dialogu dhe sipas tij, koalicioni i tyre mund të ballafaqohet në dialog.

“Nëse thotë dikush se në koalicion janë bashku muskujt me mendjen, kjo është me kriju pyka mes nesh. Bashkimi jonë është bashkim që komplementon njëri- tjetrin, edhe në AAK edhe në PSD ka guxim e dije. Sa i përket qëndrimeve të mija, unë nuk i ndryshoj qëndrimet. Nuk është thënë haraçegji, unë kam thënë që në strukturat e AAK-së ka persona që janë marrë me aktivitete të tilla. Unë kam pasur vlerësim pozitiv për Kurtin por gjërat kanë ndryshuar dhe rrethanat kanë ndryshuar”, ka thënë Molliqaj.