Ministri gjerman i Shëndetësisë nesër vjen në Kosovë për të rekrutuar infermierë

9
SHARE

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn pritet që të vijë nesër në Kosovë, sipas mediumit gjerman ‘Inforadio.de’.

Qëllimi i vizitës besohet të jetë rekrutimi i infermierëve për Gjermani, transmeton Indeksonline.

Bashkë me të do të jetë edhe drejtoresha e infermierisë, Judith Heepe.

Ajo ka pasur përvoj edhe në të kaluarën për rekrutimin e infermierëve.

Kjo do të jetë vizita e parë e ministrit gjerman në Kosovë./Indeksonline/