Milaim Zeka i reagon LDK-së për Rugovën: Për do që po hanë molla në Suedi dhe Norvegji

34
SHARE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, i ka reaguar degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suedi.

Zeka së fundmi ka deklaruar se LDK-ja nuk i kishte siguruar hotel Presidentit dhe se ai kishte ndërhyrë për t’ia siguruar një hotel në Stokholm.

E me deklaratën e tij nuk u pajtuar dega e LDK-së në Suedi, e cila ka sqaruar se ”Presidentin dhe shoqëruesit e Presidentit i kishin vendosur në një hotel që është 19.1 km larg qendrës së Stokholmit dhe jo 170 km larg siç deklaron për opinionin Milaim Zeka”.

E sonte Zeka, ka publikuar një fotografi të Rugovës me Enver Seferin, me të cilin Zeka ka thënë se kishte themeluar degën e LDK-së në Norvegji, përcjell Bota sot.

Në këtë takim, sipas Zekës, kishte marrë pjesë edhe Jusuf Buxhovi nga dega e LDK-së në Prishtinë.

Reagimi i Zekës në Facebook:

Per do qe po hane molla ne Suedi dhe Norvegji…

Foto e rralle e Ibrahim Rugoves me Enver Seferin, me te cilin e themeluam degen e LDK se ne Oslo te Norvegjise. Ka marre pjese Jusuf Buxhovi nga qendra e ldk se ne Prishtine!

Image