Mendimet e Milaim Zekës për Albin Kurtin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn nuk mund të ishin më të sinqerta se kaq

53
SHARE

Në emisionin “Shiko kush LUAN” veç argëtimit dhe lojërave që i bënë personazhet e njohur të argëtoheshin, u thanë edhe shumë të vërteta, nga ato më pikantet.

Në lojën “Ndaje ose laje”, Milaimi u vu përballë zgjedhjes për të dhënë mendimin mbi Albin Kurtin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn ose do të përfundonte duke u lagur.

Milaimi preferoi të rrëfente mendimet dhe më konkretisht, u përgjigj: “Albin Kurti është puro majist, sikur është djali i Fidel Kastros” – tregoi Miliami ndërkohë që për Hashim Thaçin rrëfeu se teoria e tij për ndryshimin e kufijve ishte budallallëku më i madh ndërsa për Ramush Haradinajn u përgjigj: “Ka treguar që nuk di të jetë kryeministër por di të jetë ministër i shkëlqyer i mbrojtjes” – përfundoi Zeka.