Mendësia bandë e AAK-së!

36
SHARE

Në vend të reflektimit, ministri Pal Lekaj reagoi, me mendësinë bandë të AAK-së, duke akuzuar e kërcënuar ambasadorin zviceran Lebet: “Ai nuk guxon t`i quajë mashtrues veteranët. Këtë e tha në Skenderaj, kjo ishte nxitje e masës. Po të kisha mundësi, ambasadorin e kisha përcjellë në shtëpi!”

Koalicioni PAN i bashkoi tri partitë-banda, të cilat i lidhin krimet vrastare gjatë dhe pas luftës, kryesisht të veprimtarëve të LDK-së dhe të ushtarakëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës. Të tria këto parti kanë lindur nga një mitër e përgjakur e LPK-së.

Pas ndarjeve karrieriste e bajraktariste, këto parti u bashkuan sërishmi përballë Gjykatës Speciale. Kjo u dëshmua në përpjekjen për ta zhbërë atë, edhe pas votimit në Parlament. Duke shfrytëzuar Isa Mustafën, në cilësinë e kryeministrit, katapultimi i tij në krye të LDK-së, ishte i dyshimtë, nxorën një serë ligjesh, me të cilat i favorizonin “komandantët” kriminelë të tri partive-banda: PDK-së, AAK-së, NISMA-s, tashmë, të bashkuar në “PANhajninë”, siç e pagëzon, meritueshëm, Albini.

Njëri nga këto ligje, është mbulimi i shpenzimeve për mbrojtjen e kriminelëve, vrastarë të kundërshtarëve politikë shqiptarë dhe të shpenzimeve tjera të familjeve të tyre nga Qeveria e Kosovës. Ky është një provokim cinik dhe i poshtër, që u bëhet shumë qindra familjeve të viktimave. Krimet e bëra nga “komandantët” kriminelë, militantë të partive-banda, të organizuara në dy organizatat supërkriminale, siç janë SHIK-u dhe “Shqiponjat e Zeza”, me aprovimin edhe të patriarkëve të Partisë Parlamentare të Kosovës (PPK).