Media serbe: Oferta që iu bë Kosovës për heqjen e vizave në Berlin, por s’e pranoi Haradinaj

136
SHARE

Sipas mediave serbe, në Berlin Kosovës iu bë një ofertë për heqjen e menjëhershme të vizave, e kjo nëse pezullohet taksa 100 % ndaj produkteve serbe, transmeton Gazeta Metro.

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, i mbajtur dje në Berlin me këmbunguljen e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron dhe çështjes së Kosovës në fokus, shënoi një sërë situatash të tensionuara që ishin në prag të një konflikti të hapur, mëson “Blic”.

Aktori i të gjitha konflikteve të lartpërmendura ishte Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili për herë të parë u ndesh me Macronin dhe më pas në disa raste me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas Blicit serb, presidenti francez personalisht insistoi dhe u përpoq të ushtronte presion mbi Haradinajn, që ta heqë taksën 100 % ndaj mallrave serbe.

Oferta sipas medias serbe ishte – liberalizimi i vizave në këmbim të një moratoriumi të taksës për gjashtë muaj.

Megjithatë, Haradinaj e hodhi poshtë atë, dhe pastaj ka pasur një konflikt.

Macron, sipas informacionit nga burimet diplomatike të ‘Blic’, pati një qëndrim të fortë ndaj kryeministrit kosovar./gazetametro.net